Botë
Pentagoni: Nga sulmet ajrore në Siri është vrarë një lider i Al-Kaedës
02.11.2016 20:27
Pentagoni ka deklaruar se nga sulmet ajrore në Siri, gjatë muajit të shkuar, është vrarë..

Pentagoni ka deklaruar se nga sulmet ajrore në Siri, gjatë muajit të shkuar, është vrarë, atë që Departamenti i Mbrojtjes e përshkruan si një lider i lartë i al Kaedës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden.
Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë.
Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore.
SHBA më heret ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaedës në Jemen dhe Afganistan.
