Botë
Sondazhi i CNN, Clinton e Trump “kokë më kokë”
02.11.2016 21:53
Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani...
Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëveteja elektorale tregon se gara është shumë e ngushtë.
Clinton ka një avantazh prej 4 pikësh në Pensilvani, ndërsa Trump është 5 pikë përpara në Arizona. Florida ndërkohë sugjeron se gara do të jetë tejet e luftuar, pasi Clinton është vetëm 2 pikë përpara, 49% me 47%, një diferencë që është brenda marzhit të gabimit të sondazhit prej 3%.
Në Nevada ndërkohë, avantazhi i miliarderit njujorkez është mjaft i qartë pasi ai udhëheq preferencat mes votuesve të mundshmë me 49% ndaj 43% të Clinton.
Sondazhi i fundit i CNN vjen në një kohë të vështrië për Clinton në shumë anketa të ngjashme, pasojë e publikimit të hetimit të ri të FBI-së për çështjen e postës elektronike ndërsa ajo shërbente si Sekretare e Shtetit. Sondazhi i CNN tregon se në të katër këto shtetet të rëndësishme, femrat preferojnë të votojnë për Clinton, ndërsa meshkujt për Trump.
Sondazhi gjithashtu vëren se votuesit e bardhë janë me shumcië dërrmuese në favor të biznesmenit, ndërsa ata të komuniteteve të tjera mbështesin bindshëm Hillary Clinton. Një tjetër diferencë e rëndësishme është entuziazmi i votuesve për të votuar këtë vit dhe në Florida e Nevada, përkrahësit e Trump, me 58% duken shumë më të angazhuar se sa ata të Clinton me 48%.
Në dy shtetet e tjera, Arizona dhe Pensilvani nuk vihet re ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Sondazhi i CNN konfirmoi atë që dihej se Trump është në avantazh përsa i takon ekonomisë, ndërsa Clinton udhëheq në çështjen e politikës së jashtme.
Ndërsa të anketuarit preferojnë Clinton përsa i takon zotësive presidencale, pra temperamentin për të shërbyer si president dhe komandat i përgjithshëm, ish-Zonja e Parë është shumë pas Trumpit përsa i takon perceptimit të votuesve për ndershmërinë dhe besimin./Top Channel
