Në Zonën Ekonomike të Tetovës hapet Fabrika amerikane “Lear Corporation”
Në Zonën ekonomike zhvillimore në Tetovë sot do të bëhet hapja e investimit të parë amerikan...

Në Zonën Ekonomike Zhvillimore në Tetovë sot do të bëhet hapja e investimit të parë amerikan.
Kompania “Lear Corporation” pritet të bëjë promovimin e fabrikës, e cila deri në vitin e ardhshëm do të bëjë punësimin e rreth tre mijë personave.
Në këtë event të hapjes solemne pritet të jenë të pranishëm shumë personalitete të njohur, mes tyre edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ambasadori amerikan, Xhes Bejli, si dhe personalitete të tjera. Me këtë rast fjalim rasti do të mbajë edhe ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
“Lear Corporation” është kompani që prodhon ulëse dhe pajisje elektronike për automobila. Fabrika në Zonën Industriale në Tetovë është e 235-ta në botë, ndërsa vendi ynë është i 35-ti ku ata investojnë.
