Parashikimi i motit

03.11.2016 09:12

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla....

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa vetëm në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë natës drejt të premtes dhe të premten pasdite do të ketë reshje të vogla lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites vranësira të dukshme. Paradite do të fryejë erë e dobët jugore, e cila gjatë pasdites do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.