Maqedoni

BDI: Dorëzon në prokurori dosjen Interpromet

24.04.2014 18:53

BDI ka dorëzuar në Prokurori dosjen e kompanisë “Interpromet” e cila sipas kësaj partie është në pronësi të familjes...

BDI ka dorëzuar në Prokurori dosjen e kompanisë “Interpromet” e cila sipas kësaj partie është në pronësi të familjes së liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe njerëzve të afërt me të. 
 
Nga BDI kërkojnë rishikimin e procedurave të privatizimit, përmes të cilave Thaçi u pasurua me 56 mijë metra katrorë pasuri të patundshme, apo 80% e pronës publike të Tetovës, të privatizuar nga familja e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, gjat bashkëqeverisjes së PDSH-së me VMRO-DPMNE-në.  
 
“Bashkimi Demokratik për Integrim ka dyshime të bazuara, të cilat i dorëzoi sot Prokurorisë, se procedura e privatizimit, ose më saktë, pasurimi i Menduh Thaçit në kurriz të shqiptarëve të Tetovës, ka qenë i paligjshëm dhe kriminal. Falë këtij pasurimi, sot, begu i PDSH-së Menduh Thaçi, financon politikat e tij antikombëtare me 200 mijë euro të ardhura mujore që sjell kompania “Interpromet”, duke na dhënë shumë arsye për të besuar se, janë pikërisht pasuria dhe biznesi, motivi i të qenit të tij në politikë’, thuhet në komunikatën e BDI-së.
 
Qëllimi i PDSH-së për pjesëmarrje me çdo kusht në qeveri, është vetëm ruajtja dhe mos cenimi i pasurisë dhe bizneseve që i sjellin Thaçit 2.4 milion euro në vit, apo 200 mijë euro në muaj theksojnë nga BDI, duke kërkjuar rishikimin e të gjitha procedurave.