Vazhdon gjykimi për “Lagjen e trimave”

03.11.2016 10:42

Në sallën e madhe të Gjykatës Supreme vazhdon gjykimi për lëndën “Lagjja e Trimave”...

Seanca e fundit duhej të mbahet më 17 tetor, por u anulua për shkak të udhëtimit zyrtar të prokurorit kompetent nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. 37 të akuzuar po gjykohen për rastin “Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. 
 
Ndërkohë, një ditë më parë, me dyer të mbyllura u zhvillua seanca gjyqësore kundër njërit nga pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, Sulejman Osmanit. Sipas avokatit, Naser Raufi, prokuroria në këtë seancë ka publikuar transkriptat e bisedave telefonike që janë zhvilluar mes pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” dhe agjentëve të Agjencisë së Inteligjencës nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015. 
 
Vitin e kaluar, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë tetë policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq katër të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të “Grupit të armatosur”.