Konferencë për qasjen drejt së drejtës për azil dhe kthimit të migrantëve

03.11.2016 10:49

Konferencë dyditore me temë "Qasja drejt së drejtës për azil....

Konferencë dyditore me temë "Qasja drejt së drejtës për azil dhe kthimi formal/joformal i migrantëve/refugjatëve" do të mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Konferenca është pjesë e projektit për "Përmirësim të sistemit të mbrojtjes juridike lidhur me azilin", që realizohet në bashkëpunim me Zyren e Avokatit të Popullit dhe Komisariatit të lartë të KB­së për refugjatë ­ Zyra në Shkup.

Fjalime përshëndetëse në konferencë do të mbajnë Avokati i popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti dhe përfaqësuesi i Komisariatit të Lartë të OKB­së për refugjatë ­ Zyra në Shkup, Mohamad Arif. Në panel diskutimin e parë me temë "Qasja drejt së drejtës për azil dhe kthimit formal/joformal të migrantëve/refugjatëve" do të flasin profesori i Fakultetit për siguri në Shkup, Trpe Stojanovski, këshilltari i lartë për mbrojtje juridike nga Komisariati i lartë i OKB­së për refugjatë ­ Zyra në Shkup, Dejan Kladarin dhe Erda Qazim nga Zyra e Organizatës ndërkombëtare për migrime, IOM Shkup.

Në panel diskutimin "Kthesë në gjendjet sipas raportit të qasjes drejt së drejtës së azilit nga aspekti i Institucioneve nacionale për të drejta të njeriut ­ pjesa e parë" do të flasin umbudspersoni i Shqipërisë, Igli Totozani, eksperti juridik në Drejtorinë për mekanizëm nacional preventiv, Ombudspersoni i Bullgarisë, Svilena Ignatova, zëvendës­ombudspersoni i Serbisë, Millosh Jankoviq, ombudspersoni i Kroacisë dhe kryesues me Rrjetin evropian të institucioneve nacionaëe për të drejta të njeriut, Lora Vidoviq dhe zëvendës­ombudspersoni i Sllovenisë, Ivan Shelih.

Në panelin e titulluar "Kthesë në gjendjet sipas raportit të qasjes drejt së drejtës së azilit nga aspekti i Institucioneve nacionale për të drejta të njeriut ­ pjesa e dytë" do të flasin zëvendës­shefi i OPKAT NPM të Hungarisë, Katalin harazi, ombudspersoni i BeH­së, Jasminka Xhumhur, ombudspersoni i Malit të Zi, Shuqko Bakoviq dhe ombudspersoni i Kosovës, Hilmi Jashari.

Nesër, në ditën e dytë zë konferencës, në panelin e titulluar "Pikëpamjet dhe përvojat e institucioneve kompetente në Republikën e Maqedonisë" do të flasin këshilltarja shtetërore, Snezhana Teodosievska­Jordanovska, shefja e Sektorit për azil në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bratka Dejanoska­Millçevska, këshilltarja shtetërore për mundësi të barabarta nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Elena Grizdanova dhe shefi i Sektorit për operacione dhe koordinim nga Qendra për menaxhim me kriza, Dushko Petrovski.

Në panel diskutimin e fundit për "Pikëpamjet dhe përvojat e sektorit joqeveritar" do të flasin kryetarja e Shoqatës së Maqedonisë së juristëve të rinj, Martina Smilevska Kçeva, projektkoordinatorja nga Komiteti i Helsinkit të RM­së, Elena Brmbeska, sekretarja e përgjithshme e OJQ LEGIS, Mersiha Smailloviq dhe kryetarja e Portës së Hapur (La strada), Jasminka DimishkovskaRajkovska. (mia.mk)