Për 100 studentët më të mirë, Dibra siguroi bileta transporti pa pagesë

03.11.2016 11:21

Komuna e Dibrës për 100 studentët më të mirë nga komuna të cilët studiojnë në universitetet e Maqedonisë....

Komuna e Dibrës për 100 studentët më të mirë nga komuna të cilët studiojnë në universitetet e Maqedonisë, si dhe në Prishtinë dhe Tiranë, siguroi nga dy bileta kthyese pa pagesë gjatë një muaji, për tërë vitin shkollor 2017/2018.

Duke ua dorëzuar këtë lloj të mirënjohjes për punën e tyre dhe suksesin e arritur, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata theksoi se intelektualët e rinj janë e ardhmja e komunës.

"Kjo nuk është ndihmë, por mirënjohje në shenjë falënderimi për angazhimin tuaj. Ju jeni e ardhmja dhe truri i Dibrës, qytet i cili është i njohur për historinë e vet të pasur në fushën e arsimit, qytet i kulturës, bashkëjetesës dhe respektit. Nëse Dibra do të avancohet apo do të shkojë prapa, varet prej Jush. Dibrës i nevojiten mjekë, inxhinierë, juristë, eko0nomistë dhe të gjitha profesionet e tjera, të cilët kanë kryer studimet me punë dhe dituri, sepse vetëm me dituri qyteti dhe shoqëria do të mund të shkojë plotësisht përpara", tha Lata para studentëve.

Paraprakisht komuna, në bazë të nenit 50 pika 11 të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Statutit të komunës shpalli konkurs dhe pas shqyrtimit të aplikacioneve të parashtruara vendosi që me këtë volitshmëri të komunës të përfshihen 100 studentë.

Sipas përllogaritjes, komuna e Dibrës do të sigurojë mjete për 1.000 bileta kthyese. Komuna e Dibrës, bileta pa pagesë për transport të studentëve më të mirë për herë të parë siguroi vitin e kaluar akademik 2015/2016. (mia.mk)