Lideri i IS-it, Al – Baghdadi, lëshon audio-mesazh për ofensivën në Mosul

03.11.2016 12:01

Lideri i militantëve të “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi...

Lideri i militantëve të “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka bërë thirrje luftëtarëve të tij që t’iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit.

Në Mosul, al-Baghdadi ka shpallur të ashtuquajturin kalifat, dy vjet më parë.

“Të ruani tokën tuaj me nder është njëmijë herë më lehtë sesa të tërhiqeni të turpëruar”,- supozohet të ketë thënë al-Baghdadi në një audio-mesazh.

Audio është publikuar nga krahu mediatik i “Shtetit Islamik”, al-Furqan, në kohën kur beteja për Mosulin është intensifikuar.