OSBE/ODIHR fillon vëzhgimin e zgjedhjeve
03.11.2016 12:25
Misioni i OSBE/ODIHR-it sot zyrtarisht do ta fillojë vëzhgimin për zgjedhjet....

Misioni i OSBE/ODIHR-it sot zyrtarisht do ta fillojë vëzhgimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara për më 11 dhjetor.
Kaetana de Zulueta, shefe e Misionit vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR-it, me atë rast në konferencë për shtyp do ta prezantojë rolin e Misionit dhe aktivitetet e ardhshme.
De Zulueta, kohë më parë është emëruar shefe e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Maqedoni në vendin e ambasadorit, Jan Petersen, i cili duhej të ishte në krye të misionit për oraret paraprake të zgjedhjeve, që u shtynë.
