Aksident hekurudhor në Pakistan, 17 të vdekur

03.11.2016 13:25

Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit...

Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur rreth 50 të tjerë.

Pamjet televizive kanë treguar vagonë të shkatërruar dhe ekipe të shpëtimit duke nxjerrë viktima. Autoritetet spitalore kanë thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Pakistani ka një nga infrastrukturat më të këqija hekurudhore në botë. Në muajin shtator, katër persona kanë vdekur dhe 93 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së një treni të pasagjerëve me një tren mallrash në qytetin Multan të provincës Punxhab.