Kumanovë, vazhdon gjyqi për vrasjen e “Shqiponjës”

03.11.2016 14:50

Në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë...

Në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, me dëgjimin e personit të ekspertizës, ka vazhduar seanca gjyqësore për vrasjen e Xhemail Rexhepit – “Komandant  Shqiponja”.

“Me këtë kanë përfunduar të gjitha dëshmitë e propozuara me listën e dëshmive nga përfaqësuesi i Prokurorisë. Seanca do të vazhdojë me paraqitjen e dëshmive nga lista e propozuar e mbrojtësit. Deri tani nga të gjitha dëshmitë e paraqitura në Prokurorinë Publike, tërësisht vërtetohet padia e paraqitur nga ana e përfaqësuesit të Prokurorisë. Mendoj se duhet të mbetet gjendja e njëjtë faktike e përshkruar në aktin akuzues të Prokurorisë Themelore Publike”,- deklaroi avokati, Marjan Vitanovski.

Seanca e radhës është caktuar për më 25 nëntor në orën 11:00, kur pritet paraqitja e dëshmive të reja të propozuara nga ana e mbrojtjes. (Nexhat Aqifi, TVM2)