Champions, Borusia Dortmund në turin tjetër
Rezultate surprize ne mbrëmjen e dyte te javës se 4 te fazës ne grupe...

Rezultate surprize ne mbrëmjen e dyte te javës se 4 te fazës ne grupe te UEFA Champions League.
Juventus dhe Real shtynë çështjen “kualifikim” pas barazimeve ndërsa skuadra e vetme qe preu biletën per ne turin tjetër dy jave nga përfundimi i fazës ne grupe ishte Borusia Dortmund.
Hap prapa per Juventus ne Grupin H qe tashme zbret nga vendi i pare ne renditje pas barazimit 1-1 me Lion. U duk nje ndeshje e lehte per “Zonjën e Vjetër” kur qe ne minutën e 13 zhbllokoi shifrat pas nje penalltie te realizuar nga Higuain.
Rrëmbeu kryesimin Sevilja fale fitores 4-0 ndaj Dinamo Zagrebit me rrjetat Vieto, Escudero, Nzonzi dhe Ben Jeder. Por ne finalen e takimit, francezet surprizuan vendasit teksa barazuan me Toliso.
Ne ndeshjen e tij te 100 si trajner edhe Zinedin Zidan nuk shkoi me shume se barazimi 3-3 ne nje stadium pa spektator ne Vashave kundër Legias.
Dy gola per madrilenet me bale dhe Benzema përpara se ne fundin e pjesës se pare Ofoe te ngushtonte diferencën per vendasit.
Te jashtëzakonshëm polaket ne pjesën e dyte te cilët jo vetem barazuan me Radoviç, por ne minutën e 83 e pane veten per here te pare ne avantazh pas golit Mulin.
Gjithsesi 5 minuta nga fundi kampionet ne fuqi te Europes barazuan me Kovaçiç. Ne takimin tjeter te Grupit F, Borusias se Dortmundit i mjaftoi nje gol i Ramos ndaj Sportingut, per te rrëmbyer kualifikimin.
Vetëvrasje per Totenhem Hotspur qe u mund ne Uembli 0-1 nga Bayer Leverkusen ne te ashtuquajturin “grupi i ferrit” ate E.
Ne takimin e transmetuar ne Vizion Plus, goli i vetëm per gjermanet u shënua nga Kampl ne minutën e 65. Pozitat e londinezeve vështirësohen shume tashme kjo edhe pas fitores se thelle te kryesuesve te këtij grupi Monako 3-0 ndaj CSKA Moskes.
Skuadra e Principatës zgjidhi gjithçka qe ne pjesën e pare fale dopietes se Radamel Falkao dhe Germain.
Vazhdojnë rezultatet pozitive te Leicester qe pas tre fitoreve arriti nje barazim pa gola ne Kopenhagen, skuadra e Ranierit ne vend te pare ne Grupin G e ndjekur nga Porto qe nga ana e saj fitoi ne do Dragao 1-0 me Klub Bryzh.
