Maqedoni

Kiraçovski: Administratë në shërbim të qytetarëve, jo të partisë

03.11.2016 15:57

Zëvendësministri plotësues në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandër Kiracovski...

Zëvendësministri plotësues në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandër Kiracovski, ka ftuar edhe sot administratorët të paraqesin çdo lloj presioni ndaj tyre gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.
 
Ai përkujton se askush nuk guxon të fiksojë apo shantazhojë administratorët, sepse do të ketë dënime të rënda për të gjithë ata që vënë administratën në funksion të partisë.
 
“Ligji është i qartë dhe dënimet janë të ashpra për të gjithë ata që do të vihen në funksion të partisë e nuk do të punojnë në interes të qytetarëve. Nëse edhe ndaj tyre kryhet presion për qëllime politike, të njëjtin duhet ta paraqesin, sepse ne jemi këtu të mbrojmë interesat e tyre. Prioritet për Republikën e Maqedonisë janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike, dhe në Maqedoni do të ketë zgjedhje të tilla”,- deklaroi zëvendësministri plotësues në Ministrinë për Administratë, Aleksandër  Kiracovski.