NBA, super Westbrook, Oklahoma kalon La Clippers

03.11.2016 15:57

Oklahoma nuk di të ndalet...

Oklahoma nuk di të ndalet, me City Thunder që fitoi një ndeshje shumë të vështirë përballë Los Angeles Clippers brenda në Kaliforni duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale në Nba skuadrës së Doc Rivers.

Ishte një super Rusell Westbrook ai që u shfaq mbi parketin e Staples Center. Mvp-ja i All Star Game i dy viteve të fundit me 35 pikë 5 asiste dhe 6 rebound udhëhoqi Oklahomën drejt një fitoreje me shifrat 85-83, duke lënë në plotësisht në hije yjet e Clippers, Chris Paul, Blake Griffin e DeAndre Jordan, të cilët relizuan në total 37 pikë të tre sëbashku.

Surprizon Los Angeles Lakers. Në Georgia, 16-herë kampionët e Nba triumfuan me rezultatin 123-116, përballë Atlanta Hawks. Pas 3 humbjeve rradhazi kjo ishte  fitorja e dytë sezonale për skuadrën e trajnerit Luke Walton ndërkohë që Atlanta pësoi humbjen e parë.

Një sfidë me të vërtetë shumë e bukur ishte edhe ajo që u zhvillua në Tennesse. Memphis Grizzlies ja doli të fitonte pas kohës shtesë me rezultatin 89-83, përballë New Orleans Pelicans.

Bie më në fund Chicago Bulls. Në Masacussets, skuadra e trajnerit Fred Hoibierg u mposht nga skuadra më e titulluar e Nba duke pësuar disfatën e parë sezonale.

107-100 në favor të Boston Celtics ishte rezultati i sfidës me vendasit që iu falën paraqitjes fantastike të Isaiah Thomas i cili koleksionoi në total 23 pikë, 10 asiste dhe 2 rebound.