Angellovski me tetë lojtarë nga ekipi i shpresave

03.11.2016 16:17

I freskuar me disa futbollistë të ekipit të shpresave....

I freskuar me disa futbollistë të ekipit të shpresave që arritën sukses historic me plasmanin në Kampionatin Europian për të rinj dhe pa portierët Zahov dhe Bogatinov, që nuk janë në formë të mirë.

Është kjo lista e futbollistëve të seleksionuesit Igor Angellovski, për ndeshjen e ardhshme kualifikuese, ndaj Spanjës. Pas shpalljes të listës, Angellovski, ishte I mendimit që pret një Maqedoni ambicioze kundër kampionit të trefishtë europian dhe fituesit të Botërorit vitin 2010, edhe përkundër faktit që në ekip gjenden tetë futbollist që skuadrës të shpresave prej para një muaji.

“Ashtu edhe siç mund të shihni, në listë janë tetë futbollist të ekipit U21, duke numëruar këtu edhe Gorgevin. Kjo është pjesë e synimeve që ishin të paralajmëruara, të formohet një ekip I ri dhe kompakt, gërshetim mes përvojës dhe rinisë. Të rinjët, nuk janë të ftuar sepse opinion e pret ate, por vetëm shkaku I kualitetit të tyre. Një pjesë e këtyre lojtarëve nuk luajnë edhe aq shumë në klubet e tyre, por me paraqitjet te skuadra e shpresave, dëshmuan se mund të jenë konkurues edhe në korniza europiane. Mund të them që më të mirët nga kjo listë, do të janë startues. Nuk ka më ndarje mes të rinjëve dhe vjetërve, ky është A reprezentacioni, ku janë të ftuar lojtarët më të mirë të cilët janë në formë momentalisht” u shpres Angellovski, në pres konferencën pas shpalljes të listës.

Ne listën e Angellovskit, janë gjetur edhe pesë futbollistë shqiptar. Pos tani më të zakonshmëve Leonard Zhuta, Ezxhan Alioski, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi, është futar edhe Enis Bardhi, që ishte bartësi i lojës te ekipi I shpresave.

Grumbullimi i futbollistëve do të jetë me shtatë nëntor në Shkup, ku edhe do të zhvillohen gjithsej tre stërvitje, para nisjes për Spanjë, me 10 nëntor. Në Granada, aty edhe ku do të luhet takimi Spanjë – Maqedoni me 12 nëntor, ekipi I Angellovskit do të zhvilloj dy stërvitje. (Mustafa Ademi, TVM2)