Maqedoni
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: Personat nën hetime të mos kandidohen për deputetë
03.11.2016 16:36
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i ka ftuar sot të gjitha partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i ka ftuar sot të gjitha partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit, që në listat e tyre për deputetë të mos përfshijnë persona të dyshuar dhe akuzuar, për të cilët zhvillohet procedurë parahetimore apo hetimore.
Jove Kekenovski nga ky koalicion theksoi se e respektojnë maksimalisht prezumimin e pafajësisë, por për të respektuar votuesit ata vlerësojnë se personave të tillë nuk duhet t’u jepet mundësia që të fitojnë imunitetin e deputetit.
“Në emër të koalicionit bëj apel publik deri te të gjitha partitë politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, para së gjithash për respektimin e lartmadhërisë së tyre, votuesit, në listat e kandidatëve për deputetë të mos kandidojnë persona të akuzuar dhe të dyshuar, për të cilët zhvillohet procedurë parahetimore apo hetimore para organeve kompetente. Maksimalisht e respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë për të gjithë ata që zhvillohen hetime të këtilla, megjithatë mendojmë se është joparimore dhe jokorrekte ndaj votuesit në Maqedoni personave të këtillë t’u mundësohet të jenë në listat e kandidatëve, eventualisht të fitojnë imunitetin e deputetit dhe në atë mënyrë të ngadalësojnë ose pamundësojnë procedurën që zhvillohet në gjykatat kompetente”,- deklaroi Jove Kekenovski nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi.
