Gjykimi për rastin “Lagja e Trimave”, mbrojtja hedh poshtë dëshmitë
Me prezantimin e provave ka vazhduar sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve në rastin “Kumanova”.

Me prezantimin e provave ka vazhduar sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve në rastin “Kumanova”.
Si dëshmi prokurori publik, Naum Panovski, ka prezantuar fotografi të konfiskuara dhe një video-material ku shihej një person duke u furnizuar me derivate të naftës në një pompë benzine, të cilat prokurori i lidh me koktejet e molotovit që janë përdorur nga grupi i armatosur. Për personin në fotografi prokurori supozon se bëhet fjalë për të akuzuarin, Irfan Lutfiu. Por, pala mbrojtëse i kundërshtoi dëshmitë e prezantuara, sepse sipas tyre akuza nuk mund të ngrihet mbi bazën e supozimeve.
“Klienti im nuk ka lidhje me këtë lëndë dhe aq më pak me furnizim me derivate, siç pretendon prokurori. Prokurori në seancën e sotme prezantoi fotografi dhe CD ku një person i panjohur furnizohej me derivate të naftës. Në rrethana të pasqaruara prokurori thotë se: “sipas njohurive të tyre” bëhet fjalë për Irfan Lutfiun”,- deklaroi avokati, Asmir Alispahijq.
Sipas avokatit Alispahiq, kur bëhet fjalë për raste të tilla ku kemi të akuzuar për vepra të rënda, si terrorizmi dhe organizimi terrorist, nuk duhet të përdoren terme si “sipas njohurive tona”, por duhet të vërtetohet saktësisht. (Naim Ramadani, TVM2)
