Botë

Tiranë, Rama përplaset me deputetin minoritarë Dule

03.11.2016 18:29

Çështja “Himara” ka shkaktuar debate mjaft të ashpra në Parlamentin Shqiptar...

Gjithçka ka nisur pasi kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson popullsinë çame, e ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se po grabit pronat në Himarë.
 
Por, i ashpër ka qenë edhe reagimi i kryeministrit, i cili akuzoi Dulen se po i hedh benzinë zjarrit, dhe se të folurit greqisht nuk e bën Himarën qytet grek.
 
Ditët e fundit situata mes Greqisë dhe Shqipërisë është tensionuar. Shkak është bërë prishja e disa godinave në jug, ku pritet të bëhet rindërtimi i qendrës.
 
Athina kërkoi mosprishje të këtyre banesave, ndërsa Tirana zyrtare deklaroi se Himara nuk i përket Greqisë. Kjo deklaratë shërbeu për replika në distancë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
 
LULJETA NDOKA