Maqedoni
Çerdhja “Fidani”: Po e hetojmë rastin, do të ndëshkohet autori
03.11.2016 18:36
Drejtoria e Çerdhes “Fidani” nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se po e heton rastin me ndihmën e institucioneve dhe nëse konstatohet se ka pasur dhunë, do të ndëshkojnë autorin...

“Ne si drejtori së bashku me organet kompetente komunale dhe Inspektoratin e Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale kemi filluar me shqyrtimin e rastit dhe kemi ndërmarrë procedurat e nevojshme. Kërkesa E Inspektoratit dhe i Çerdhes ishte që fëmija të dërgohet në ekspertizë mjekësore, që rasti të zbardhet sa më shpejtë”,- thuhet në kumtesën e Çerdhes “Fidani”, duke theksuar se nëse konstatohet se të punësuarit e kanë bërë një gjë të tillë, atëherë do të ndërmerren masat konkrete, sipas ligjit.
