Parashikimi i motit për sot
Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, ndërsa në orët e mëngjesit veçanërisht në pjesët veriore të vendit priten reshje lokale të shiut.
Gjatë ditës reshjet do të ndërpriten dhe vranësira do të fillojë të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave dhe do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 4, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
