Ndarja e çmimeve për praktika më të mira shoqërore përgjegjëse
Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Trupit Koordinues Nacional...

Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Trupit Koordinues Nacional për Përgjegjësi Shoqërore të Ndërmarrjeve (TKNPSHN) sot do të ndahet Çmimi nacional për praktikat më të mira shoqërore përgjegjëse të ndërmarrjeve nga Maqedonia.
Qëllimi i çmimit është të promovojnë praktika pozitive të veprimit shoqëror përgjegjës dhe të japë inspirim për hyrje dhe avancim të mëtutjeshëm të përgjegjësisë shoqërore tek ndërmarrjet.
Këtë vit u paraqitën 38 projekte. Çmimi nacional ndahet për të nëntin vit me radhë, ndërsa gjatë periudhës së kaluar gjithsej 165 ndërmarrje nga Maqedonia paraqitën pothuajse 500 praktika me përgjegjësi shoqërore, me të cilat e treguan përkushtimin dhe kujdesin e tyre për shoqërinë dhe mjedisin jetësor.
Çmimet në lloj të statuetave dhe pllaketave do t’i ndajë minsitri i Ekonomisë, Driton Kuçi, i cili do ta hapë ngjarjen, ndërsa fjalim të vet do të ketë edhe Aleksandar Nikollov, kryetar i TKNPSHN-së dhe Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë. (mia.mk)
