Grupe lokale të aksionit për adaptim të bujqësisë

04.11.2016 09:45

Katër nisma për formim të Grupeve lokale të aksionit...

Katër nisma për formim të Grupeve lokale të aksionit të krijuara në pajtim me qasjen BE LEADER, do të promovohen sot në kuadër të projektit të USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Këto partneritete private – publike përfshijnë partnerë nga sektori publik, privat dhe qytetar në 17 komuna nga Rajoni Lindor dhe Juglindor.

Fjalime të rastit do të kenë Drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn, Drejtori i Projektit të USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, Petar Gjorgievski, përfaqësues të Rajonit planor Lindor dhe Juglindor dhe katër nismave për grupe lokale të aksionit.

Projekti i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, zbatuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë punon në promovimin e qasjes BE LEADER si një nga masat e reja të cilat do të prezantohen në programin IPARD II për periudhën 2014-2020.

Duke e njohur nevojën për promovim të metodologjisë BE LEADER tek faktorët në mjediset rurale, Rrjeti për zhvillim rural zbatoi program gjithpërfshirës për ndërtimin e kapaciteteve në pajtim me karakteristikat e qasjes LEADER, tek aktorët ruralë në Rajonin planor Lindor dhe Juglindor. Aktivitetet u implementuan në 21 komuna në këto rajone, përfshirë përfaqësues të sektorit publik, qytetar dhe afarist. Si fazë e fundit në këtë proces, u inicuan grupe lokale të aksionit Bellasica – Ograzhden, Bojmija, Plaaçkovica, Bregallnica dhe Malesh – Pijanec. (mia.mk)