Turqi, shpërthime gjatë arrestimit të dy krerëve të HDP-së
04.11.2016 11:38
Dy bashkëudhëheqës të partisë opozitare pro-kurde HDP...

Dy bashkëudhëheqës të partisë opozitare pro-kurde HDP (Demokracia e Popullit) janë arrestuar së bashku me të paktën nëntë deputetë të tjerë.
Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksedag u arrestuan në shtëpitë e tyre, si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit, thanë burime të sigurisë për mediat turke. Disa orë pas arrestimit të Demirtas në Dijarbakir, një makinë bombë shpërtheu atje, duke plagosur 20 persona.
Dijarbakir, në juglindje, është qyteti më i madh kurd i Turqisë. Turqia vijon të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme.
