MAQEDONI

Në Drislla shkatërrim i produkteve të falsifikuara

25.04.2014 10:41

Trupi koordinues për pronësi intelektuale, tradicionalisht në Ditën e pronësisë intelektuale, në deponinë "Drislla" do të zbatojë shkatërrim publik të produkteve të konfiskuara me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë inletektuale..........

Trupi koordinues për pronësi intelektuale, tradicionalisht në Ditën e pronësisë intelektuale, në deponinë "Drislla" do të zbatojë shkatërrim publik të produkteve të konfiskuara me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë inletektuale, e drejta autoriale dhe të drejtat simotra dhe të drejtat nga pronësia industriale.

Lëndë të shkatërrimit do të jenë produktet e konfiskuara gjatë aksioneve të koordinuara të Trupit bashkërendues për pronësi intelektuale dhe nga aksionet e tjera të organeve inspektuese shtetërore, me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale në vitin vijues, për të cilat janë marrë vendime të plotëfuqishme dhe ekzekutive penale dhe vendime kundërvajtëse në gjykatat kompetente.