Arrestohen udhëheqësit e HDP-së, bombë në Dijarbakir, një i vdekur dhe 30 të lënduar
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 janë plagosur pas një shpërthimi...

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 janë plagosur pas një shpërthimi, i cili tronditi një nga lagjet kryesore të Dijarbakirit, qytetit më te madh juglindor të vendit, në të cilin pjesa më e madhe që banojnë janë kryesisht kurdë.
Dhjetëra ambulanca dhe ekipe të ndihmës së shpejtë u mblodhën menjëherë në vendngjarje. Ndër të plagosurit, përveç civilëve, janë edhe disa oficerë policie, kjo pasi bomba ishte vendosur në një makinë pranë stacionit të policisë në lagjen Baglar.
Ndërtesa më parë ishte përdorur si një shkollë për kadetët e policisë dhe ndodhej rreth 200 metra larg burgut më të madh të qytetit. Më herët, policia turke për shkak të një hetimi për terrorizmin arrestoi 11 ligjvënës të grupimit pro-kurd të parlamentit, ndër të cilët edhe liderët e Partisë Demokratike Popullore, grupimi i dytë më i madh opozitar në vend.
Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksedag u arrestuan në shtëpitë e tyre, si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit.
Partia e Punëtorëve të Armatosur të Kurdistanit prej tre dekadash zhvillon kryengritje në Turqinë juglindore, çka bëhet objekt i konfliktit të vazhdueshëm me qeverinë e Ankarasë. Që pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik, Turqia vijon të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
