Shqipëri, regjistrohet tërmet prej 4.4 ballë
04.11.2016 12:28
Lëkundje të forta të tokës janë ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:08...

Lëkundje të forta të tokës janë ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:08 në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të para nga Enti i Sizmologjisë së Shqipërisë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit me thellësi prej 10 kilometrash.
Po ashtu nga të dhënat e para sizmologjike bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitutë prej 4.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit.
