Vjenë, flakë zjarri tek çatia e parlamentit (VIDEO)

04.11.2016 12:48

Çatia e godinës së Parlamentit të Austrisë është pushtuar nga flakët e zjarrit...

Çatia e godinës së Parlamentit të Austrisë është pushtuar nga flakët e zjarrit që kanë shpërthyer mëngjesin  e sotëm.

Flakët janë shuar shpejt dhe dëmet kanë qenë të kufizuara, njoftoi zëdhënësi i zjarrfikësve të Vjenës.

Sipas zëdhënësit, ishin qytetarët të cilët kanë njoftuar për flakët e zjarrit dhe tymin që po dilte nga kulmi i ndërtesës neo-klasike në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenës.

Ndërtesa e parlamentit, e ndërtuar në shekullin e XIX, është gati për t’u rinovuar, por zëdhënësi tha se ishte ende herët për të folur se çfarë e shkaktoi zjarrin.