OKB: Në fuqi marrëveshja për klimën

04.11.2016 13:22

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hynë në fuqi....

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hynë në fuqi, duke bërë presion ndaj afro 200 vendeve për të filluar zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gazrave të dëmshëm.

“Ky është moment për të festuar”,- tha shefja e Kombeve të Bashkuara për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtuar se “është, po ashtu, moment për të shikuar përpara me synim të qartë dhe gatishmëri të ripërtërirë për detyrën e ardhshme”.

Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botërore nga karburantet e fosileve në gjysmën e dytë të këtij shekulli, duke e kufizuar rritjen e temperaturës mesatare botërore nën 2 shkallë celsius.