Kriza e emigrantëve, fillon spastrimi i kampit “Stalingrad” në Paris

04.11.2016 13:41

Pas “xhunglës” në Calais, autoritetet franceze kanë filluar pastrimin e një kampi të improvizuar emigrantësh....

Pas “xhunglës” në Calais, autoritetet franceze kanë filluar pastrimin e një kampi të improvizuar emigrantësh që strehonte më shumë se 3.000 njerëz në Paris.

Disa qindra njerëz ishin vendosur në afërsi të stacionit të metrosë “Stalingrad”.

Ata janë duke u dërguar në qendrat e pritjes në rajonin e Parisit. Operacioni vijoi pas evakuimit të rreth 7000 personave nga kampi i “xhunglës” në Calais një javë më parë.

Një zëdhënëse e prefekturës së Parisit tha se operacioni ishte duke ecur mirë. “Emigrantët, shumica e të cilëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Afganistani dhe Siria, do të jenë në gjendje për të bërë kërkesa për azil,”- tha ajo.

Rreth 600 forca policie po marrin pjesë në evakuimin e kampit “Stalingrad”. ((Gazmend Rexhepi, TVM2)