Maqedoni

Pa energji elektirke nesër dhe të hënën më shumë fshatra dhe komuna të Shkupit

04.11.2016 14:55

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej orës 9 e deri në orën 15 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "Apostol Guslarot"...

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej orës 9 e deri në orën 15 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "Apostol Guslarot", Ambasada e Rumanisë, SHF "Pestalloci" dhe një pjesë e rrugë "Borka Talevski", rruga "Stefan Jakimov Dedov" në komunën Qendër.
 
Të hënën në periudhën prej orës 9 e deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Arnaqi e Poshtme në komunën e Sarajit, një pjesë e fshatit Kuçkovë në komunën e Gjorçe Petrovit, një pjesë nga rruga "Nov Zhivot", rruga "Stracinska", rruga "Uashingtonska" në komunën e Shuto Orizarit.
 
Pa energji elektrike në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Prashka" prej numrit 54 deri në nr 58 në komunën e Karposhit.
 
Siç informojnë nga QRMK e qyteti të Shkupit ndërprerjet janë për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektrik./Mia