Maqedoni

Fati i të punësuarve në “Jugohrom”, sindikata i jep afat kombinatit deri të hënën

04.11.2016 18:10

Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” nuk arriti sot të diskutojë me drejtuesit e kombinatit metalurgjik për atë se çfarë do të ndodhë me ta tashmë që “Jugohromi” nuk punon më...

Nga sindikata thonë se punëtorët nuk mund të lihen rrugëve vetëm sepse kombinati nuk i vendosi filtrat dhe kërkojnë që t’u paguhen rrogat dhe kompensimet edhe në këta muaj që nuk do të punojnë, sepse kanë mbetur pa punë jo për fajin e tyre.
 
Nëse deri të hënën drejtoria nuk iu përgjigjet pozitivisht kërkesës së punëtorëve, sindikata thotë se do të organizojë protesta.
 
“Jugohromi” ndali furrat të martën në mesnatë pas mosrespektimit të afatit për vendosjen e filtrave dhe vendimit të Inspektoratit të Ekologjisë për të mos i lejuar afat shtesë.
 
Kombinati shpresonte për një leje tjetër 18-mujore me arsyetimin se vonesa në vendosjen e filtrave ka ardhur si pasojë e çështjeve të pazgjidhura pronësore juridike me komunën e Jegunovcës.