Maqedoni
Sopoti përkujton masakrën ndaj shqiptarëve, shtëpi muze për 64 të vrarët nga partizanët
04.11.2016 19:00
Më 4 nëntor të vitit 1944, aradhet partizane hynë në fshatin Sopot dhe masakruan banorët shqiptarë të fshatit...

72 vjet më parë, në fund të Luftës së Dytë Botërore u mblodhën 64 banorë të fshatit, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjeçar, sepse nuk pranuan t’u bashkëngjiten partizanëve.
Ata u morën nga Sopoti, u dërguan në fshatin e afërt, Sushevë, ku edhe u ekzekutuan.
Në përkujtim të kësaj masakre, sot u hodhën edhe gurthemelet e shtëpisë muze, e cila pritet të përfundojë brenda një viti. Shtëpia muze pritet të kushtojë rreth 50 mijë euro.
