Maqedoni
Spitali "8 Shtatori" në Shkup: Vdes pacienti, familjarët demolojnë spitalin
05.11.2016 16:00
Rreth tridhjetë persona dje e kanë thyer derën e hyrjes dhe kanë demoluar hapësirat e brendshme në Qendrën Urgjente të Spitalit “8 Shtatori” në Shkup...

Rreth tridhjetë persona dje e kanë thyer derën e hyrjes dhe kanë demoluar hapësirat e brendshme në Qendrën Urgjente të Spitalit “8 Shtatori” në Shkup, pasi të njëjtëve u ka vdekur një familjar.
Policia informon se për rastin është e njoftuar edhe Prokuroria Publik dhe se pas kompletimit të rastit do të ngritët kallëzim penal adekuat kundër të gjithë atyre që kanë marr pjesë në incidentin.
“Deri më tani persona të panjohur, kanë demoluar një pjesë të inventarit në dhomën për rianimim. Pas ndodhis personat kanë marr trupin e tanimë të ndjerit, ku para spitalit ka pasur disa pjestar të familjes, pasi paraprakisht njëri prej tyre ka thyer me shkelma dhe grushta dera hyrëse. Në këto moment ende punojm në dokumentimin e rastit dhe më pas do të pasojnë padit kundër tyre”, shprehen nga MPB.
E.A nga Shkupi i moshës 45-vjeçare është personi të cilin mjekët nuk arritën ta reanimojnë gjatë mbrëmjes së djeshme në qendrën urgjente në spitalin “8 shtatori”.
Gjatë mbrëmjes në spital ka ardhur vëllau i të ndjerit i cili ka kërkuar falje për incidentit dhe ka nënshkruar dokumentet se nuk dëshiron që trupit t’i bëhet obduksion.
SANIJE DURAKU
