Botë

Afganistan vriten 11 dasmorë

05.11.2016 13:34

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një shpërthim bombe në rrugë, gjatë udhëtimit të tyre në një dasmë në provincën Faryab të Afganistanit verior...

Askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimin, nga i cili u vranë një grua dhe një fëmijë dhe plagosi nusen.

Zyrtarët fajësuan militanët Talibanë për shpërthimin.

Bombat e vendosura në rrugë janë një armë e preferuar e militantëve islamikë që po luftojnë për të rrëzuar qeverinë në Kabul të mbështetur nga perëndimi.