Botë

Egjipt: militantët e ISIS vrasin një gjenerali

05.11.2016 15:23

Një gjeneral egjiptian është vrarë nga militantët në afërsi të shtëpisë së tij në Sinain verior, thanë zyrtarë ushtarakë...

Ky është rasti i dytë brenda javëve që një ushtarak i këtij nevli të vritet.

Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përsipër sulmin më 4 nëntor, kur një sulmues hapi zjarr mbi gjeneral brigade Hesham Mahmoud Abualazm, derisa po dilte nga makina në qytetin Arish, në provincën Sinai.

Abualazm vdiq në vend. Ai ndodhej në një vizitë në Arish, ku kishte një shtëpi dhe nuk shërbente në Sinia, thanë burimet.