Botë

Indi: Autobusi përfundon në lum, 16 të vdekur

05.11.2016 15:45

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe rreth 21 janë plagosur në qarkun Mandi pasi një autobus u rrëzua në lumin Beas në Indi...

Autobusi me 35 udhtar përfundoi në lum pasi raportet e para flasin se shoferi humbi kontrollin.
 
Policia dhe administrata e zonës menjëherë shkoi në vendngjarje për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.
 
Ministri i transporteve urdhëroi menjëherë mësimin e shkaqeve që çuan te aksidenti.
 
“Duhet të dimë me saktësi se çfarë ndodhi, edhe pse thuhet se është një gabim njerëzor,” tha ai.
 
Ministri tha se do të kompesojë familjet e prekura nga aksidenti.