Maqedoni
Gjorçev, ministri Spasovski të dorëhiqet; MPB, ligji vlen për të gjith edhe për funksionarët; LSDM, të kërkohet përgjegjësi nga zëvendësministri
05.11.2016 16:23
Vllatko Gjorçev, anëtar i Komisionit Ekzekutitv të VMRO-DPMNE-së kërkoi që ministri i Brendëshëm Oliver Spasovski të jep dorëheqje...

Vllatko Gjorçev, anëtar i Komisionit Ekzekutitv të VMRO-DPMNE-së kërkoi që ministri i Brendëshëm Oliver Spasovski të jep dorëheqje dhe përgjegjësi për siç thot Gjorçev gënjeshtrat dhe skenarin e montuar ndaj zëvendësministrit Dime Spasov. Nga video materialet mund të shihet qart se bëhet fjal për sulm ndaj Zvendësministrit Spasov, thot Gjorçev.
“Oliver Spasovski duhet të japë dorëheqjen për shkak të manipulimit kriminal-policor. Qytetarët më nuk kanë besim tek ai. Oliver Spasovski jo vetëm që me ditë ka fshehur së zëvendësministri Dime Spasov është sulmuar, por edhe qytetarët u bindën se ka gënjyer se ka pasur foto në të cilën gjoja vërteton se nuk ka pasur asnjë sulm”, shprehet Anëtari i Komisionit Ekzekutitv të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev.
Ky turp që Oliver Spasovski I ja bëri policis mund të hiqet vetëm me dorëheqe, thekson Gjorçev sipas të cilit duhet të dorëhiqet edhe komandanti i njësitit alfa që është vendosur aty në mënyrë të paligjshme. Ndaj konferencës së Vllatko Gjorçevit raguan nga MPB. VMRO DPMNE, zvministrin Dime Spasov nga kryrës të disa veprave kundërvajtëse po tenton ta shëndrrojë në viktim thuhet në reagimin me shkrim të MPB-së.
- Dime Spasov, aktualisht zëvendësministër në MPPS në RM me makin zyrtare të Agjencis për Punësim, pas orarit të punës të premten me 28 10 2016 shkakoi aksident në trafik dhe dy herë u largua nga vendi i ngjarjes.
- Dime Spasov - aktualisht zëvendësministër në MPPS në RM nuk i respektoi urdhërat dhe shenjat e personave me uniformë, për të ndaluar automjetin.
- Dime Spasov - aktualisht zëvendësministër në MPPS në RM u largua gjegjësisht iku nga personat zyrtar dhe në stacionin policor në Karposh u paraqit për të dhënë deklaratë 24 orë pas rastit.
- Dime Spasov - aktualisht zëvendësministër në MPPS në RM së bashku me personat që u përpoqën për të mbrojtur atë, disa herë ndryshuan deklaratat në lidhje me këtë incident, thuhet në reagimin e MPB-së nga e cila sqarojnë se cilat vepra kundërvajtëse i ka kryer zvdësministri Spasov.
Ministria e Brendshme tani dhe në të ardhmen do të punojnë në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha standardet për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin ligjet pavarësisht se çfar detyre ushtrojn dhe cilit bllok politik i takojnë. Ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë thuhet më tej në reagimin e MPB-së, e cila tanimë ka ngritur 3 kallzime kundërvajtëse ndaj zv ministrit Spasov.
Derisa LSDM ka kërkuar që Vlladko Gjorçev, të kërkojë përgjegjësi nga bashkëpartiuaku i tij Dime Spasov. Gjorçev e ka të vështirë ta bëj atë, sepse Spasov ka përplasur vetura të qytetarëve, ndërsa shefi Nikolla Gruevski ka porositur shuplaka për Zhernovskin, shefi i kabinetit të Gruevskit, Protuger, ka dashur që një familje të përfundoj në humnerë, bashkëpartiakja e tij Jankullovska, ka tërhequr për veshësh dhe ka larguar nga puna, derisa Janakievski dhe Trajkovski, janë marr me reketimin e ndërmarrjeve, dhe tër këtë Gjorçev e din dhe heshtë, theksojnë mes tjerash nga LSDM.
SANIJE DURAKU
