Maqedoni

KSHZ, zgjehdje në diasporë vetëm nëse ka votues

05.11.2016 17:35

Komisioni Shtetëror Zgjedhor apeloi deri te shtetasit e Maqedonisë në diasporë deri më 11 nëntor të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare...

Nga KSHZ njoftuan se deri sot në orën 13 janë paraqitur gjithsejt 6639 qytetarë, ndërsa janë pranuar aplikimet e 6059, derisa 134 janë refuzuar dhe 466 janë në përpunim e sipër.
 
Nga KSHZ¬ja theksojnë se në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor, një deputet në njësinë e shtatë zgjedhore do të zgjidhet nëse lista e kandidatëve për deputet ka fituar të paktën aq numër të votave me të cilat është zgjedhur një deputet me numër më të vogël të votave në njësitë zgjedhore në Maqedoni në zgjedhjet e fundit parlamentare, apo  6.478 vota sipas rezultateve nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014. 
 
"Kjo do të thotë edhe se zgjedhje në njësinë e shtatë zgjedhore do të organizohen nëse KSHZ¬ja në përfundim me 11 nëntorin pranon të paktën 6.478 nga paraqitje të parashtruara", shprehet Admir Shabani nga KSHZ. 
 
Poashtu KSHZ informon se deri më sot në orën 13 përmes ueb aplikacionit paraqitje për regjistrim në Listën Zgjedhore kanë kryer gjithsej 407 qytetarë prej 29.858 qytetarëve të cilëve iu kontesua e drejta e votes pas kryerjes së kontrolleve të kryqëzuara dhe në terren nga KSHZ. 
 
“Të gjithë ata që janë në këtë listen e kontestuar, ndërsa duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme pikërisht për shkak të kësaj apelojmë të kontrollojnë nëse janë nga kjo listë dhe nëse janë menjëherë më vonë deri më 11 nëntor të parashtrojnë paraqitje për regjistrim në Listën Zgjedhore", shprehet Lupka Guguçevska nga KSHZ.
 
Paraqitja e votueskve mund të bëhet edhe në formë elektronike. 
 
SANIJE DURAKU