Kulturë
Tetovë, filloi festivali “Tetova feston nëntorin 2016”
05.11.2016 17:52
Me komedinë Shërbetori i dy zotrinjëve, i sjellur nga aktorët e Teatrit të Prizrenit, edhe zyrtarisht mbrëm filloi festivali “Tetova feston nëntorin 2016”.

Drejtori i Teatrit të Prizrenit Fetah Paçarizi tha se shfaqa u prit mir nga publiku, ndërsa edhe pse është shkruajtur në shekullin e 17-të, ajo vazhdon të mbetet aktuale.
“Falemenderimii parë shkonë për publikun e Tetovës, dhe vërtet kur publiku e pëlqen një shfaqje , aktorët dhe gjithë shfaqja sigurisht se do shkoj mirë un realisht jam ndijer mir jo vetëm un por e gjith ekipa, dhe uroj që herave tjera festive tjera të vimë me shfaqje dhe të bëjm edhe shkëmbime tëjera me Teatrin e Tetovës. Shërbetori i dy Zotrinjëve është komedi e autorit Italian Carlo Goldoni e shkruar shek.XVII –të, favula e kësaj është se si një shërbëtor ju shërben dy zotrinjëve dhe gati sa shkon në tragjedi, dhe prandaj është një komedi e mirëfilltë”, shprehet drejtori i Teatrit të Prizrenit, Fetah Paçarizi.
Edhe publiku u nda mjaftë i kënaqur nga shfaqa, dhe theksojnë nevojën për më shum aktivitete kulturore në Tetovë.
“E kënaqur tepërt un si publick dhe , e dyta që e gjithë Tetova e pëlqej këtë shfaqje, definitivisht po duhet të ketë më shumë shfaqje, regjisori është i Kumanovës është edhe i joni duhet të marim më shpësh këtu...
“Un kam ndijer një kënaqësi të vecant gjatë kësaj shfaqëje kamë qeshur shumë sa që syt me lot më janë bërë, niveli ishte shumë i lartë dhe është mir që kemi kështu teatro shqiptar”, shprehet publiku.
Finalja e këtij festivali do të jetë më 28 nëntor, ditën e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar.
VISAR SADIKI
