Maqedoni

Tregu i Bitpazarit: Problem mungesa e vendparkimeve; Ndërmarrja “Tregu i Shkupit“: Çështja e parkimit zgjidhet vitin e ardhëshëm

05.11.2016 18:15

Që të bësh pazar në tregun e Bit Pazarit në Shkup, problemi më i madh është se ku do ta parkosh veturën...

Mungesa e vendpakrkimit shkakton revoltë te qytetarët, të cilët edhepse kanë nevojë të furnizohen me produktet që shiten në këtë treg, për shkak të mungesës së parkimit janë të detyruar ta shmangin atë.
 
”Luftë” për një vend parkimi vërehet më së shumti të martën dhe të premtën, të cilat njihen si ditë tregu, pasi parkingjet e vogla për rreth, asesi nuk i apsorbojnë veturat e vizitorëve.
 
Qytetarët e anketuar të TVM-2 kërkojnë nga “ Tregu i Shkupit” zgjidhje afatëgjatë për këtë problem.
 
“Në  Çairçank e kam lënë veturën dhe jam duke shkuar në këmbë për të bërë pazar, te rruga atje posht, nuk mund të kalosh në këmbë e jo të parkosh me vetur”...
 
“Unë personalisht ku gjej vend e parkoj veturën, ja zej rrugën dikujt . A nuk frigoheni se policia ju denon?- Jo se edhe ata e din se nuk kemi ku me i lënë veturat”...
 
“Unë veturën e lej pas ambulantës, nuk ka vend”...
 
“Në qoftëse autoritetet dëshirojnë të egzistoj si treg i qytetarëve duhet të ndërtojnë edhe pakring për ta, sepse ata kur vijn duhet  dikund ti parkojn veturat “, shprehen të anketuarit.
 
Drejtuesit e ndërmarjes “Tregu i Shkupit“ të cilat janë përgjegjës për relaizimin e projektit për modernizimin e tregut në Bit Pzar, thonë se është paraparë ndërtimi i një parkingu montues, me kapacitet prej 230 vendeve për parkim, i cili do të ndërtohej mbi tregut egzistuese, dhe i njejti do të shërbente edhe si mbrojtëse e tregut nga kushtet klimatike.
 
“Projekti për modernizimin e tregut në Bit Pazar është në fazë përfundimtare. Deri tani janë grumbulluar të gjitha dokumentacinet e nevojshme që duheshte t’i  komplentojm nga disa insticucione. Për momentin jemi para dorzimit të lejes për ndërtim, i cili sipas parashikmeve tona do të dorzohet brenda këtij muaji. Mënjëherë pas marrrjes së lejes  për dnrtim “Tregu i Shkupit” është i gatshëm të filloj punimet ndërtimore në këtë treg”, shprehet drejtuesi i  “Tregu i Shkupit”, Zvonko Stojçev.
 
Projekti pritet të realizohet brenda 6 muajsh, pas të kenë filluar punimet. Ndërsa ato pritet të fillojnë vitin e ardhshëm. 
 
REXHEP QAMILI