LSDM vazhdoi fushatën në fshatrat e Shkupit
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, ka vazhduar takimet me banorët e Draçevës, Koliçanit të poshtëm dhe Batincës…….

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, ka vazhduar takimet me banorët e Draçevës, Koliçanit të poshtëm dhe Batincës. Ajo ka folur rreth problemeve aktuale në Maqedoni, duke akuzuar pushtetin e tanishëm për abuzime të shumta në dëm të Shtetit dhe në dëm të qytetarëve.
Ajo mes tjerash ka thënë se Maqedonia edhe në aspektin euro-integrues ngec shumë në krahasim me pozitën që ka pasur në rajon. Shekerinska ka thënë se Stevo Pendarovski është njeriu i duhur që të nxjerr Maqedoninë nga kjo pozitë.
“Stevo është njeriu i vërtetë për funksion të vërtetë, Gjorge Ivanov pesë vite ishte në rezidencën e presidentit, por nuk ishte president. Me të ne nuk kemi çfarë të mburremi. Ata që e kanë parë, asnjëherë nuk e kanë dëgjuar. Ne na duhet një njeri si Stevo, ne na duhet president”, - deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska.
“Me votën e Nikolla Gruevskit dëgjuam atë çka të gjithë e dimë, se krimi është në kulmin e Qeverisë. Të shfrytëzojmë këtë shans dhe të dielën të votojmë për ndryshime dhe për presidentin e vërtetë”, ka theksuar Shekerinska.
“Të dielën e kemi këtë shans, të tregojmë se ç’farë shefi të Shtetit duam, sepse secili që nuk do të del të votojë, është e njëjtë si të voton për kandidatin e Gruevskit. Të dielën prioritare është dalja në votime dhe të votohet për ndryshime, sepse përmendoret u bënë më të rëndësishme se zgjedhja e problemeve të qytetarëve”, - theksoi Shekerinska.
Ajo ishte e shoqëruar nga bartësja e listës në njësinë e parë zgjedhore, Renata Deskoska. “Mos lejoni që të tjerët të vendosin për ardhmërinë tuaj. Të dielën dilni dhe votoni për Maqedoninë e qytetarëve të lumtur dhe me prosperitet, votoni për ndryshime“, tha Deskoska. (Memedali Jusufi, TVM2)
