Irak, sulme vetëvrasëse 21 të vdekur
Në dy shpërthime të ndara vetëvrasëse me bombë, në dy qytete në veri të Irakut, janë vrarë të paktën 21 persina dhe disa të tjerë janë plagosur...

Militantët Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse, të cilat erdhën në kohën kur forcat qeveritare irakiane po zhvillojnë betejë me militantët Shteti Islamik për rimarrjen e qytetit të Mosulit, të dytin më të madhin në Irak.
Sulmet në qytetin Tikrit dhe Samarra, më 6 nëntor, duket të jenë pjesë e një vargu të sulmeve diversante të grupit ekstremist.
IS ka publikuar një deklaratë me të cilën merr përgjegjësinë për sulmet, por thotë se ishin tre sulmues, dy që goditën Sammarran dhe i treti që sulmoi Tikritin.
Zyrtarët irakianë thanë se ishin vetëm dy sulmues. Në Tikrit, një sulmues me bombë shpërtheu autoambulancën e mbushur me mjete shpërthyese në hyrjen jugore të qytetit në mëngjes, duke vrarë 13 persona.
Një sulmues tjetër shpërtheu makinën në një parking për pelegrinët që po vizitonin një vend të shenjtë shiit në Samarra, duke vrarë 8 persona. Autoritetet në të dyja qytetet kanë shpallur orën e ndalim qarkullimit, nga frika e sulmeve të tjera të mundshme.
