VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në Koçan
Në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, në Koçan, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, paralajmëroi nëntë investime të reja në vend, ku pritet të hapen rreth 13 mijë vende të reja të punës…….

Në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, në Koçan, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, paralajmëroi nëntë investime të reja në vend, ku pritet të hapen rreth 13 mijë vende të reja të punës. Sot e mora lajmin për investimin e ri në industrinë e tekstilit në Maqedoninë verilindore, e cila me 5 mijë punësime të reja, do të sjellë zhvillim në rajonin e Kumanovës, Rankovcës, Krivapallankës, Kratovës dhe Probishtipit, paralajmëroi Gruevski.
“Sot “VEIBO”, grup me seli në Kinë, ka shpallur vendimin për ndërtimin e fabrikës më të madhe të integruar të tekstilit në Maqedoni, në dyzet hektarë, me 5 mijë vende pune dhe eksport pret 600 deri në 800 milion dollarësh, për 5 vitet e para. Bëhet fjalë për një investim prej 400 milion dollarësh. Kjo është puna jonë, në këtë jemi të përqendruar më shumë” - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski po ashtu theksoi se janë paralajmëruar edhe investime në Ohër prej 1000 punësimesh, një investim tjetër në rajonin Strugë-Ohër prej 800 punësimesh, po ashtu një investim në Shkup për makineri për shtyp, ku parashihen 200 punësime direkte, në Gjevgjeli është paralajmëruar një investim prej 6 milion eurosh, me disa qindra punësime, në Kërçovë 1 mijë punësime, investim në industrinë automobilistike, investimi nga Ukraina në Shkup, ku janë paraparë 150 punësime direkte dhe 50 indirekte. Si dhe kompania vendore “Sivus”, ka paralajmëruar hapjen e 400 vendeve të reja të punës në 8 qytete të vendit. Krahas mbështetjes për zgjedhjet parlamentare nga qytetarët e Koçanit, VMRO-DPMNE ka kërkuar mbështetje edhe për kandidatin presidencial, Gjorge Ivanov. Ky i fundit, me këtë rast, theksoi se nëse merr mandatin e dytë për president, do të vazhdojë të punojë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit.
“Qytetarët e kuptuan se diçka po ndryshohet në politikën në Maqedoni. E panë se nuk i kemi tradhtuar pritjet e tyre, nuk e kemi tradhtuar votën që na e dhanë para pesë vitesh. E dine se gjithë ajo që ishte thënë është realizuar, e dine se kemi fytyrë të pastër, pasi që e mbajmë fjalën, pasi nuk kemi dhënë premtime boshe dhe nuk kemi folur fjalë të bukura, por na identifikojnë nga veprat tona”, theksoi kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.
Tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 27 prillit, VMRO-DPMNE e mban sonte në qytetin e Velesit. (Gyltene Sinani, TVM2)
