SHBA-BE

SHBA-të dhe BE-ja, ftojnë partitë për votim të qetë

25.04.2014 19:49

Ne deklarate midis tjerash thuhet “Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhjet e besueshme dhe transparente janë themel i të gjitha demokracive…………

Nderkohe përfaqësitë e SHBA-ve dhe BE-së në Shkup kanë dalë me Deklaratë të përbashkët për ditën e zgjedhjeve, 27 prill.

Ne deklarate midis tjerash thuhet “Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend.  Zgjedhjet e besueshme dhe transparente janë themel i të gjitha demokracive.

OSBE/ODIHR do të bëjë vlerësimin e procesit zgjedhor në tërësi, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e vendit. Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të UE-së në Shkup ftojnë liderët e partive politike dhe zyrtarët relevantë shtetërorë që të sigurojnë një mjedis ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.

Shpresojmë se pas zgjedhjeve të së dielës, do të punojmë me liderët e posazgjedhur dhe me partitë opozitare në përforcimin e dialogut politik, duke u përqendruar në prioritetet kyçe të reformave dhe duke lëvizur vendin përpara në rrugën e integrimit euro-atlantik”, thuhet në Deklaratën e përbashkët të Përfaqësive të SHBA-ve dhe BE-së në Shkup.