Botë
Asad: Politika e Rusisë në Siri bazohet në moral dhe të drejtën ndërkombëtare
06.11.2016 20:03
Politika e Rusisë në Siri bazohet në moral dhe të drejtën ndërkombëtare, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad në intervistën për "Sandej tajms"...

Në pyetjen kush i dikton kushtet në konfliktin e armatosur, Damasku apo Moska? Asad u përgjigj: Kuptohet që ne i marrim vendimet".
"Ushtarë rusë në Siri ka tashmë gjashtë dekada. Politika e tyre bazohet në dy çështje, moral dhe të drejtë ndërkombëtare", theksoi lideri sirian.
"Madje edhe nëse kanë qëndrim për diçka, ata thonë: "Ky është shteti juaj, ju dini më shumë". Ata asnjëherë nuk janë përpjekur të përzihen, sepse nuk duan asgjë nga ne. Nuk dëshirojnë që të jem president marionetë. Ata e dinë se nëse Siria e humb luftën me terrorizmin, ai terrorizëm do të bëhet i pafuqishëm në Evropë dhe kjo do t'i prek Rusinë dhe të gjithë në botë", theksoi Asad.
"Perëndimi bëhet gjithnjë e më i dobët dhe nuk mund t'u sqarojë njerëzve për atë çka në të vërtetë bëhet fjalë. Shteti Islamik merret me kontrabandë të naftës dhe i shfrytëzon burimet irakiane të naftës, të kontrolluara nga satelitat dhe dronët amerikanë, që të fitojnë para dhe Perëndimi nuk thotë asgjë lidhur me këtë. Ndërkohë që rusët këtu janë implikuar në situatë dhe SHI-ja ka filluar të nënshtrohet në çdo kuptim të fjalës", potencoi presidenti sirian.
Asadi theksoi se vendet perëndimore gradualisht e humbin pozicionin në Lindjen e Afërt.
Ai deklaroi se zhvillohet luftë me dhjetë vende kundër Sirisë, por autoritetet e këtij vendi mund të mbështeten vetëm në përkrahjen e Rusisë dhe të Iranit.
"Ne këtë e quajmë luftë botëroere, por kjo është luftë botërore kundër Sirisë, dhjetë vende kundër nesh, i furnizojnë terroristët me para dhe mbështetje", pohon Asadi.
Ai theksoi se ushtria siriane mund të mbështetet vetëm në Rusi dhe iran, por përsëriti se vendimet për aksionet ushtarake i marrin autoritetet e vendit.
