Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe erë të matur jugore
07.11.2016 09:02
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes në pjesët perëndimore të vendit me reshje të kohëpaskohshme dhe me kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore.
Temperatura do të lëviz prej 13 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, me temperaturë deri 19 gradë.
Nga dita e enjte moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë me reshje të shiut, në disa vende mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, dhe me erë të përforcuar, lokalisht në formë të motit të keq. Të mërkurën priten reshje vërshuese të shiut, sidomos në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite edhe në atë lindore. Të enjten në male reshjet do të jenë të borës./Mia
