Maqedoni

Një person u lëndua rëndë dhe 20 më lehtë në aksidente gjatë fundjavës në Shkup

07.11.2016 10:25

Gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 40 fatkeqësi prej të cilave në 17 më rëndë është lënduar një person, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë 20 persona...

Dëm material është shkaktuar në 23 fatkeqësi komunikacioni.
 
Të premten kanë ndodhur 16 fatkeqësi komunikacioni, në shtatë më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa nëntë fatkeqësi kanë qenë me pasoja të dëmeve materiale.
 
Inspektori i pavarur, Dragan Veljanovski informon se të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej 10 fatkeqësi komunikacioni. Në njërën rëndë u lëndua një shofer i mopedit, ndërsa në pesë lehtë janë lënduar pesë persona. Në katër fatkeqësi është shkaktuar dëm material. 
 
Gjatë ditës së djeshme është kryer ekspertizë në 14 aksidente komunikaiconi, prej tyre në katër më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa 10 janë me dëme materiale.
 
Gjatë tri ditëve të kaluara janë sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë nga shpejtësia e lejuar, gjashtë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 12 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë përdorur celularin.
 
Janë kapur edhe gjashtë këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësore ose në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 129 automjete./Mia