Maqedoni

Nesër pa energji një pjesë e Qendrës, Çuçer Sandevës, Gjorçe Petrovit, Sopishtes, Sarajit, Shuto Orizarës dhe Kisella Vodës

07.11.2016 11:57

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Qendër...

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Qendër, Çuçer Sandevë, Gjorçe Petrov, Sopishte, Saraj, Shuto Orizarë dhe Kisella Vodë, informojnë sot nga QRMK e Qytetit të Shkupit.
 
Nga ora 8:30 deri në orën 13:30 pa energji do të jenë rrugët "Zhivko Çingo" dhe "Radnjanska" në komunën Qendër, nga ora 12:00 deri në orën 14:30 rr."Istarska" në pjesën pas Pishinës olimpike në Qendër, ndërsa nga ora 9.30 deri në orën 15:00 fshatrat Malinë, Tanushë dhe Brezë në komunën Çuçwe Sandevë.
 
Nga QRMK e Qytetit të Shkupit informojnë se nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë edhe një pjesë e rrugëve "Arso Mickov", "Peklane", "Anton Çehov", "Tiranska", "Pelince" dhe "Lluka Gerov" në komunën Gjorçe Petrov, nga ora 9:00 deri në orën 11:30 f. Sopishte - rruga 31 në komunën Sopishte, nga ora 10:30 deri në orën 14:00 f.Gllumovë në komunën Saraj, nga ora 16:00 deir në orën 18:00 rr."Maqedonia" nr.16 në komunën Qendër, nga ora 9:00 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugëve "Nov Zhivot", "Stracinska" dhe "Vashingtonska" në Shuto Orizarë, f. Arnaqi e Poshtme në komunën Saraj, rr."Vostaniçka" në pjesën midis rrugëve "Bansko" dhe "Hristo Uzunov" dhe një pjesë e rr."Enixhe Vardarsko" në komunën Kisella Vodë dhe rr."Vlladimir Pollazhanovski" dhe rr."20 Tetori" në komunën Qendër.