Maqedoni

Rasti “Lagja e trimave”, seanca vazhdon me dyer të mbyllura

07.11.2016 12:18

Në sallën e madhe të Gjykatës së lartë ka nisur prej orës 10 në mëngjes seanca gjyqësore ndaj “Grupit të Kumanovës”...

Seanca e sotme dhe të tjerat në vazhdim, të caktuara për këtë muaj, do të jenë të mbyllura për opinionin, pasi që do të prezantohen transkripta dhe raporte të masave të posaçme hetuese të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. 
 
Gjykimi për 29 të dyshuarit ka filluar në shkurt të këtij viti. Në luftimet në Kumanovë u vranë tetë policë të njësisë speciale, u lënduan 37 të tjerë, kurse nga grupi u vranë 10 persona.